Isa Mustafa

Reagon Isa Mustafa për vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me vizitën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit mbrëmë në Skenderaj.

Mustafa përmes një postimi në facebook ka thënë se, zgjedhjet nuk duhet të mbahen të rrethuar me polici e njësi speciale.

“Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, ka shkruar Mustafa.

Tutje ai ka shtuar se çdo fitore me dhunë është humbje.

Postimi i plotë:

Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.  Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar! IM

Isa Mustafa bëhet i gjallë