Rastet e reja me COVID-19 nëpër komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se nga 475 mostrat e marrura për testim të COVID-19, 196 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa janë shëruar 134 të tjerë.

Komuna e Prishtinës sot ka regjistruar edhe 45 raste të reja me COVID-19, menjëherë pas saj vjen komuna e Pejës me 20 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.

Nga këto rezultate bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur 16 persona, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.