Rama, Vuçiq e Zaev po organizojnë Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se do të organizojnë Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal më 29 korrik në Shkup.

Zaev ka njoftuar përmes një postimi në Facebook ku shihet në një takim online së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne lidhemi edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është Ballkani i ri, evropian”, ka shkruar ai.