GETTY IMAGES

Rahovec, nga incidenti i zjarrit ngordhin 600 pula

Policia e Kosovës ka njoftuar, se më datën 19 dhjetor, në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec një person është ankuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një mini fermë e pulave, ku si pasojë e zjarrit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rryma elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.