Rahovec, lëndohet rëndë duke e rregulluar autobusin

Një qytetar ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke e rregulluar autobusin.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të lëndimeve të rënda trupore është dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Rastin po trajtohet si lëndim aksidental.