Qyteti në Bosnje planifikon shtatore për mohuesin e gjenocidit, Peter Handke

Shtatorja e planifikuar e fituesit të çmimit Nobel – i njohur për pikëpamjet e tij të fuqishme pro-serbe dhe mohimin e gjenocidit të Srebrenicës – bëhet burimi i fundit i mosmarrëveshjes në vendin e ndarë.

 

Peter Handke, autori austriak çmimi Nobel i të cilit u denoncua nga viktimat e luftës në Bosnje për shkak të qëndrimit të tij pro-serb dhe mohimit të tij të gjenocidit të Srebrenicës të 1995, do të ketë një skulpturë në Banja Luka, qyteti kryesor në Republikën Srpska.

Artisti Bojan Mikuliç tha se ai priste që ta mbaronte në shtator skulpturën e shkrimtarit 77-vjeçar, famëkeq për mbështetjen e tij për Sllobodan Millosheviçin dhe për mohimin se masakra e vitit 1995 në Srebrenica ishte një akt gjenocidi, siç përcaktoi gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës për ish-Jugosllavi, TPNJ.

Handkes iu dha çmimin Nobel për Letërsi në dhjetor të vitit të kaluar, gjë e cila u kritikua ashpër nga politikanët, aktivistët e të drejtave të njeriut, historianët dhe figura të tjera publike në Bosnjë dhe më gjerë.

Siç kupton BIRN, skulptura kushtuar Handkes nuk do të vendoset në një zonë publike në qytet.

Kryetari i Banja Lukës, Igor Radojiciç,tha se këshilli lokal në Banja Luka nuk kishte asnjë lidhje me të. “Ndërtimi i saj nuk i është njoftuar autoriteteve të qytetit”, tha ai.

Mikuliç tha për BIRN në Bosnje dhe Hercegovinë se atij nuk i interesonin mosmarrëveshjet politike rreth Handkes dhe statuja ishte projekti i tij i parë më i madh. “Kam një muaj që punoj për këtë statujë 220 cm të lartë. Përballë fabrikës së cigareve po ndërtohet një kompleks hoteli, ku do të vendoset skulptura”, tha ai.

“Skulpturat e Skender Kulenoviçit, Branko Copiçit dhe Ivo Andriçit do të vendosen gjithashtu atje. Ato do të jenë të së njëjtës madhësi”, tha Mikuliç, duke iu referuar shkrimtarëve të njohur boshnjakë. Andriç, ashtu si Handke, fitoi një çmim Nobel.

Përballë fabrikës së duhanit në Banja Luka, ku ka qenë dikur Radio Republika Srpska, po ndërtohet një hitel. Kompania Integra nuk deshi të konfirmonte apo mohonte për BIRN nëse skulptura e Handke do të vendoset në zonën e hotelit.

Çmimi i Handkes bëri që disa kantone në entitetin e Federatës së Bosnjës, në të cilin boshnjakët dhe kroatët janë në shumicë, ta shpallnin atë “persona non grata” – ndërsa disa politikanë në Republikën Srpska thanë se ishin të kënaqur që çmimin e mori “një mik i vërtetuar i populli serb dhe i drejtësisë”.

Hasan Nuhanoviç, një i mbijetuar nga Srebrenica, prindërit dhe vëllai i të cilit u vranë në korrik 1995, tha për BIRN se bisedat për Handken “e zemërojnë shumë”, duke qenë se atij i referohen jo si shkrimtar, por si “mik i serbëve dhe armik i boshnjakëve”, asnjë prej të cilëve s’ia kishte idenë se kush ishte më parë ai.

“Ajo që unë shoh si një problem më të madh është se, për shembull, ne tani kemi mural të komandantit serb të Bosnjës Ratko Mlladiç, i cili po apelon dënimin për gjenocid dhe krime të tjera lufte, dhe kjo tani është bërë diçka normale”, shtoi ai.

Eksperti kulturor me bazë në Banja Luka, Mladen Bubonjiç, i bëri jehonë pikëpamjeve të Nuhanoviçit, duke thënë se monumenti i Handkes është thjesht një burim mosmarrëveshjesh në shoqërinë boshnjake.

“Kultura e kujtimit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkan shpesh nuk i shërben qëllimit të saj, që është ruajtja e kujtimeve të çasteve historike tragjike dhe traumatike. Fati i individëve, por edhe i popujve në tërësi, shpesh keqpërdoret për qëllime politik të përditshme”, tha tha Bubonjiç.