Ilustrim: Poqi elektrik

Punime të domosdoshme nga KEDS, në këto lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit janë paraparë për nesër nga KEDS në disa zona të vendit.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, punime për nesër janë paraparë vetëm në rajonin e Gjakovës dhe të Pejës.

Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së rrymës:

Rajoni i Gjakovës:

1.

TS 35/10kV Malishevë do të ndërprehet:

LP 10 kV  Malisheva (Kodi: 82082004)  prej orës 11:00 -15:00

Vendet: rrugët:535 Prof. Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, .611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker, fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmizë, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator).

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit në TS Reforma dhe TS Banesa Shtëpia e Shëndetit.

Rajoni i Pejës

1.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Barani  (Kodi: 53000002)  prej orës 10:00  deri në ora 11:00

Vendet: Berani, Prapaçani, Berliqi, Krushevci i ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë dhe Buqani.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

2.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi (Kodi 53000005) nga ora 13:00 deri në ora 14:00

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishë, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.