Foto: KALLXO.com

Punime në projekte investive, KEDS tregon për vendet ku do të ndalet nesër rryma

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për shkak të punimeve në projekte investive nesër, e martë, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve të vendit:

Rajoni i Prishtinës

1.

Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Kulla Sabitit (kodi: 14000001196) prej orës    09:00 deri në ora 17:00

Vendet: një pjesë e rr. Liria RD.

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor.

Rajoni i Gjakovës

1.

Në NS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Caralluka (Kodi: 82082001)  prej orës 09:00 deri në ora  15:00

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Zhvendosja e përçuesit ekzistues në shtylla të reja.