Ndërtesa e Komunës së Deçanit - Foto: KALLXO.com

Punësimet në Deçan: Gruaja e drejtorit të komunës del e para në test

Bashkëshortja e Drejtorit për Buxhet dhe Financave në Komunën e Deçanit, Agron Demukaj, ka dal e para me pikë në një konkurs për pozitën “Zyrtar Financiar”.

Në listën nga rezultatet e testit me shkrim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Decan “Adem Ukëhaxhaj”, Fatmire Buleshkaj-Demukaj ka marr 87 pikë, më së shumti nga të gjithë kandidatët tjerë.

Në një bisedë të shkurtër për KALLXO.com, Agron Demukaj, drejtor i Buxheti dhe Financave në komunën që udhëhiqet nga AAK, ka thënë se nuk sheh ndonjë konflikt interesi në këtë çështje.

Ai tha se QKMF-të në këtë rast janë të ndara nga komuna.

“Po, ajo është bashkëshortja ime. Ata janë të pavarur prej neve(QKMF), prej komunës, e kanë grantin drejtpërdrejt prej Qeverisë, nuk mendoj që është ndonjë konflikt. Jo, apsulitisht nuk mendoj, janë komplet të pavarur prej neve”, ka thënë Demukaj në një bisedë të shkurtër për KALLXO.com.