In the iconic photo from 1975, people are seen boarding a helicopter on the roof of the CIA station in Saigon

Pse po krahasohet fitorja e Talibanëve në Kabul me rënien e Saigonit në Vietnam?

Derisa SHBA po vazhdon tërheqjen e saj nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, rrjetet sociale janë mbushur me foto të helikopterëve që evakuojnë njerëz nga ambasada e SHBA-së në Kabul.

Në këto foto shtrohet pyetja, nëse kjo gjë u duket e njohur?

Në vitin 1975, fotografi Hulbert van Es, bëri një foto të njerëzve që ngjiteshin në helikopter nga kulmi, në Saigon, në mbyllje të luftës në Vietnam.

Analistë amerikanë dhe avokatë të ndryshëm po e krahasojnë rënien e Saigonit dhe marrjen e Kabulit nga Talibanët.

Çfarë ishte rënia e Saigonit?

Lufta e Vietnamit ishte një konflikt mes qeverisë komuniste të Vietnamit Verior dhe Vietnamit Jugor me aleatin e saj, SHBA-në.

Ishte konflikt i gjatë, gati 20 vjet dhe i kushtueshëm për Amerikën, gjë që kishte shkaktuar ndarje të mëdha edhe në mesin e amerikanëve.

Fraza “rënia e Saigonit” i referohet pushtimit të tij, kryeqyteti i Vietnamit Jugor, nga forcat komuniste të Ushtrisë Popullore të Vietnamit, e quajtur edhe Viet Cong.

Saigoni ishte pushtuar nga Viet Cong më 30 prill të vitit 1975.

Vietnami Verior ishte përkrahur nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët tjerë komunistë, derisa Vietnami Jugor ishte përkrahur nga forcat perëndimore-përfshirë qindra mijëra trupa amerikane.

Amerika tërhoqi ushtrinë e saj nga Vietnami Jugor në vitin 1973, dhe dy vite më vonë vendi deklaroi pushtimin pasi forcat veriore morën Saigonin që më vonë e riemëruan Ho Chi Minh City, në ndër të liderit të Vietnamit Verior.

Si për Kabulin, pushtimi i qytetit erdhi shumë më shpejtë se që priste SHBA.

Si përgjigje, SHBA braktisi ambasadën e saj në Saigon dhe evakuoi 7 mijë qytetarë amerikanë, vietnamezë të jugut dhe qytetarë tjerë të huaj me helikopter.

A është krahasim i duhur me Kabulin?

Në përfundim të saj, lufta e Vietnamit kishte filluar të humbasë popullaritet në SHBA, dhe kishte kushtuar jo vetëm miliarda dollarë por edhe në humbjen e 58 mijë jetëve të amerikanëve.

Për disa, rënia e Saigonit ishte një goditje për qëndrimin e Amerikës në skenën botërore.

Në dekadat në vijim, u shpërnda sindromi i termit Vietnam-që kishte shuar dëshirën e votuesve amerikanë për ndihmë ushtarake jashtë vendit.

Por ka edhe të tillë që shohin shumë dallime mes dy ngjarjeve, kjo për arsye se rënia e Saigonit ndodhi dy vite pasi SHBA tërhoqi forcat nga Vitenami.

Ndërsa, evakuimi i Amerikës nga Kabuli po ndodhë derisa po bëhej gati të largohej nga Afganistani. BBC

 

Përktheu: Ardita Zeqiri