Pallati i Drejtësisë - FOTO: Fatrion Ibrahimi / KALLXO.com

Prokuroria e Prishtinës mban konferencë për media

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paralajmëruar se nga ora 11:00 do të mbajë një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media, e cila do të mbahet sot nga ora 11:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Rr.”Nekibe Kelmendi”, Pallati i Drejtësisë-Objekti C, Hajvali” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë të datës 30.05.2024.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës i cili i është dërguar mediave pak orë para konferencës, nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së saj.

KALLXO.com do të transmetojë direkt konferencën për media të Prokurorisë së Prishtinës.