Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prizren, arrestohet gruaja pasi sulmoi burrin

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Dragash, Suharekë dhe Prizren.

Në dy nga rastet viktimat kanë sulmuar gratë, në njërin nga rastet gruaja ka sulmuar një burrë dhe në rastin tjetër një vajzë është kanosur nga një burrë.

Në tre raportimet rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa në një rast i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti policor tregon se në Prishtinë më 26 qershor viktima grua ka informuar se është kanosur nga një burrë. I dyshuari gjendet jashtë shtetit, e rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Suharekë dje është arrestuar i dyshuari  pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, dje pasdite është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara pasi e njëjta i ka shkaktuar lëndime burrit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

E në Dragash është arrestuar një burrë pasi që ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, sipas organeve të rendit.