foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet për kërcënim të policëve

Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit,  i dyshuari ishte kontrolluar nga policia dhe tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.