Prezantohet projekti gjigand i portit të Durrësit (FOTO)

Mohamed Alabbar, themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR do të transformojë portin e Durrësit në një port turistik të ngjashëm me Dubai Marina, përmes një investimi 2 miliard dollarë.

Gjersa është prezantuar masterplani për portin turistik të Durrësit, Alabbar është shprehur se ka bërë biznes në shumë vende por kurrë nuk ka parë njerëz si shqiptarët, ku sipas tij vendosin shpirtin në punë.

“Më kujtohet kur jam takuar për herë të parë me vëllanë tim të dashur shkëlqesinë Edi Rama. Unë bëj biznes në shumë vende po rrallë gjej njerëz si ju, ku në qendër janë të gjithë njerëzit. Nëse nuk ngremë lart jetën  njerëzore shpirtin e njerëzve atëherë nuk e kemi bërë punën tonë, nuk do të kemi sukses, nëse nuk trajnojmë të rinj e të reja, atëherë kemi dështuar, por këtë gjë të mirë e kemi bërë për 25 vite. Duhet të dini që kjo bëhet me shumë kujdes. Kur shoh përpjekjet që ata bëjnë duke vendosur shpirtin aty se sa shumë punojnë më bën edhe më entuziast për këtë proces se duhet partner për të ecur. Një ditë u mërzita për shkak të ndotjes së krijuar në Durrës. Duhet të respektohen njerëzit tani, mjedisin e fëmijët tanë. Duhet të them që të gjithë këta njerëz me këta hotele që kanë luftuar fort janë heronj të mirëfilltë kanë ngritur strukturën në Durrës. Ju premtoj se vlera do të jetë vetëm pozitive. Ju premtoj që do ta bëjmë gjatë gjithë kohës. Është një moment historik në jetën time, ka të bëjë me vetëbesimin, duhet të ketë besim në investim, ua detyrojmë shqiptarëve, do të përfitojmë nga kjo mundësi”, tha ai.

Sipas informacioneve, madhësia e portit turistik do të jetë 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi. Jahtet e ankoruara mund të arrijnë nga 15 deri 200 metra.

1,264,552 m2 do të jenë për 12,000 njësi banimi dhe 46,000 për rezidencë. Ndërsa 47,591 m2 do jenë për dyqane dhe shërbime ku përfshihen mbi 170.

Kurse 47,591 m2 është planifikuar të jetë për ndërtim hotelesh e 80,000 pemë dedikuar parkut dhe hapësirave të hapura. topchannel