Ilustrim FOTO: screenshot Policia e Shtetit/Facebook.

Policia vë në pranga 24-vjeçarin që dyshohet se shiste narkotikë në Shkodër - VIDEO

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar se sot ka arrestuar një 24-vjeçar me incialet R.P., në Shkodër që ushtronte veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia përmes këtij njoftimi ka treguar se kjo gjë është arritur përmes një operacioni të quajtur “Last purchase” që e kanë organizuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last purchase”” – është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje, është bërë e ditur se gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll 24 vjecarin R.P., për të cilin disponohej informacion se shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës.

Policia ka thënë se gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit i janë gjetur një sasi dozash më lëndë të dyshuar narkotike ‘cannabis sativa’, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më pas Policia ka njoftuar se në përfundim të veprimeve 24-vjeçari është arrestuar në flagrancë, gjersa për babain e tij 55-vjeç me inicialet T.P ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

“Sekuestrohen sasi kanabisi, fara kanabisi, 1 armë gjahu (çifte) dhe 1 armë e ftohtë (thikë), që u gjetën gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë” – është thënë në njoftim.

Sipas Policisë, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë e sportive”.