Ilustrim

Policia shqiptare arreston shtetasin e Kosovës, kërkohej nga Interpoli

Drejtoria Vendore e Policisë në Kukës ka njoftuar se është arrestuar një person me qëllim ekstradimi drejt Francës pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale -vjedhje me dhunë dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për B.R, 44-vjeçar, banues në Dobërçan të Kosovës.

Policia njofton se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë.

“Ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, Francë, pasi Tribunali Gjyqësor i Mulhouse Francë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale  “Vjedhja me dhunë” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, njofton DVP Kukës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës kanë bërë arrestimin provizor të këtij shtetasi me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957.