Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Policia po kërkon këta dy persona, të dyshuar për vrasjen në Kaçanik (FOTO)

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e dy personave të dyshuar për vrasjen në Kaçanik.

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë me 10 maj 2022 në Kaçanik.

Personat e dyshuar për këtë rast janë: Hyqmet Qorri(1985) dhe Lirim Tusha(2001).

Sipas njoftimit, deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

Vrasja ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik, përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B i moshës 32 vjeçar.

Vrasja në Kaçanik, të dyshuarit gjenden në arrati