Policia po heton vdekjen e një personi që vdiq derisa po trajtohej në QKUK

Policia e Kosovës raporton se ka vdekur një burrë, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Për shkak të dyshimeve, rasti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin e Policisë.