Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të mësuar vendndodhjen e dy të dyshuarve për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e dy personave, të dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë, që ka ndodhur më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Personat e dyshuar sipas Policisë janë : Fitim (Skender) Doda dhe Arijan (Arif) Sijarina.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kushdo që ka çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendit të ndodhjes së personave të dyshuar mund të kontaktojë në:

E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192