Pjesëtari i FSK-së dekorohet nga Marina e ushtrisë amerikane

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetari Arjan Zabeli, ka përfunduar me sukses trajnimin “Advanced Infantry Marine Course” në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë shkollimit, në Bazën e Marinës së ushtrisë amerikane në SHBA, tetar Zabeli në të gjitha fazat e trajnimit ka treguar paraqitje të shkëlqyer duke u renditur si njëri nga studentët me vlerësimet më të larta”, thuhet në njoftim.

“Për paraqitje të shkëlqyeshme dhe arritje të rezultateve të veçanta gjatë trajnimit për udhëheqje(lidership) në SHBA, tetari Arian Zabeli nderohet me çmimin „Gung Ho Aëard“”, thuhet tutje në njoftim.