Pesë të arrestuar pas një mosmarrëveshje në lidhje me një pronë në Vushtrri

Pesë burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë tentuar të sulmojnë njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje në Vushtrri.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me një kontest pronësor.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Sllatinë.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK.