Foto: Rtv21

Personat e moshuar të palëvizshëm në Prizren do të vaksinohen përmes ekipeve mobile

Komuna e Prizrenit do të fillojë vaksinimin e personave të moshuar të palëvizshëm përmes ekipeve mobile.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se të gjithë familjarët e personave me nevoja të veçanta të moshave mbi 75 vjet të cilët dëshirojnë të futen në programin e vaksinimit kundër COVID-19, duhet të lajmërohen në shërbimin e imunizim-vaksinimit pranë QKMF -Prizren, në ketë numër telefoni 045272001.

“Personave të tillë do ja mundësojmë të vaksinohen nga ekipet mobile në shtëpinë e tyre”, ka shkruar Elezkurtaj.

Vaksinimi me vaksinën anti- COVID-19 ka filluar me 29 mars në Kosovë.