Përfundon ushtrimi ndërkombëtar 'Kosovo Resolve 2023'

Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka përmbyllur ushtrimin ndërkombëtar të kërkim – shpëtimit “Kosovo Resolve 2023”, në të cilin u rreshtua përkrah vendeve aleate.

Vjosa Osmani, presidente e vendit tregoi se ky ushtrim ka mbledhur rreth vetës ekipe nga shumë vende të botës.

“Qëndroj e para jush e impresionuar dhe me shumë krenari për punën ekipit të shpëtimit përkrah vendeve partnerë, kjo është një ditë e madhe. Ne jemi të sigurte që do të kontribuojnë ndërkombëtarësh në përpjekjet për paqe dhe siguri, duke vazhduar njëkohësisht edhe rrugën drejtë BE-së”- tha ajo.

“Kjo ngjarje mblodhi së bashku 60 personel nga ekipet kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët gjatë gjithë trajnimit të këtij ushtrimi demonstruan ekspertizë profesionale në aftësitë dhe shkathtësitë kritike të kërkim-shpëtimit”- tha ajo.

Sipas Osmanir, FSK dhe ekipet që kanë marrë pjesë në këtë ushtrim ndajnë njohurit dhe praktikat më të mira për të siguruar ndërveprimin aktual dhe të ardhshëm të ekipit të kërkimit dhe shpëtimit në vend dhe kudo në mbarë globin.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ri përsëriti objektivat kryesore të FSK-së.

“Si ministër i mbrojtjes, jam plotësisht i fokusuar në mbështetjen e vazhdueshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbajtjen dhe mbështetjen ndaj autoriteteve civile, por edhe në ndërtimin e kapaciteteve luftarake, për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe mbrojtjen territoriale të vendit tonë, këto dy fusha fokusi janë edhe një nga objektivat kryesore”- tha ai.

Ushtrimi  ndërkombëtarë i Kërkim Shpëtimit “Kosova Resolve 2023” ka filluar më 20 mars.

Ushtrimi  “Kosovo Resolve 2023”, është një ngjarje shumëkombëshe 5-ditore me ekipe dhe bashkëpunëtorë të Shoqatës Evropiane të Ekipeve Vullnetare të Mbrojtjes Civile (EVOLSAR), këto ekipe pjesëmarrëse  janë të kërkim-shpëtimit që reagojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në ngjarje krizash dhe fatkeqësish ku do në botë, 60 pjesëmarrësit në këtë ushtrim ndërkombëtarë, pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshinë në operacionin e kërkim shpëtimit në Turqi, ku edhe kanë operuar së bashku me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.