Foto: Ilustrim

Pejë, arrestohet për kanosje të inspektorëve komunal

Një person në Pejë është arrestuar gjatë ditës së djeshme për kanosje.

I dyshuari sipas policisë ka kanosur inspektorët komunal të ndërtimit, gjatë kontrollit të një objekti në ndërtim e sipër, i cili ishte pa leje ndërtimi.

I dyshuari për këtë rast, pas intervisitmit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.