Albin Kurti-Kadri Veseli-Ramush Haradinaj

PDK i përgjigjet pozitivisht Kurtit për takimin e sotëm

Vetëm Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i është përgjigjur pozitivisht deri më tani ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për situatën e pandemisë.

Në takim po merr pjesë Memli Krasniqi, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi.

Ndërsa, në një deklarim të shkurtuar, zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përprarim Kryeziu, tha se në takim deri më tani vetëm Memli Krasniqi.

Në takim po merr pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Shefi në detyrë i qeverisë së Kosovës ftoi në takim të gjithë liderët e partive në Kosovë dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me COVID-19.