Pas Finlandës, edhe Suedia do t’i bashkohet NATO-s

Suedia ka bërë me dije se do ta ndjekë shembullin e Finlandës në aplikimin për anëtarësim në NATO.

Vendimi i të dyja këtyre vendeve për t’iu bashkuar NATO-s nënkupton braktisjen me dekada të mosangazhimit ushtarak të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe do ta rivizatonte hartën e sigurisë së Evropës.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të shikojë që t’u sigurojë të dyja vendeve garanci të përkohshme sigurie ndërkohë që aplikimet janëe në përpunim e sipër, përfshirë ndoshta edhe shtimin e trupave në rajon.

Si hakmarrje ndaj këtyre vendimeve, Kremlini i ka ndaluar furnizimet me energji elektrike në Finlandë, me të cilën ndan një kufi prej 1,300 km.

NATO premtoi mbështetje të pafundme ushtarake për Ukrainën të dielën. Në një takim të ministrave të jashtëm të aleancës në Berlin, Annalena Baerbock e Gjermanisë tha se do të ofrojë ndihmë ushtarake “për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për këtë mbështetje për vetëmbrojtjen e vendit të saj”.

Inteligjenca britanike zbuloi se Rusia mund të ketë humbur deri në një të tretën e forcës pushtuese, pasi më shumë se 400 ushtarë rusë u vlerësuan të ishin vrarë ose plagosur javën e kaluar duke u përpjekur të kalonin lumin Donets. Shefat e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se ofensiva e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit e kishte “humbur vrullin” dhe se plani i betejës i Moskës ishte “dukshëm prapa afatit”.

Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky ka paralajmëruar se situata ushtarake në rajonin juglindor të Donbasit të Ukrainës është “shumë e vështirë” pasi analistët thonë se presidenti rus Vladimir Putin synon ta aneksojë Ukrainën jugore dhe lindore në muajt në vijim.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendon se ka kryer sulme me raketa “me precizitet të lartë” në katër depo municionesh artilerie në zonën e Donetsk në lindje të Ukrainës. Ministria në fjalë gjithashtu pretendoi se sulmet ajrore i kanë shkatërruar dy sisteme dhe radarë të lëshimit të raketave, si dhe 15 dronë ukrainas rreth Donetsk dhe Lugansk.

Ndërkohë që forcat ruse luftojnë në Ukrainë, forcat ukrainase kanë depërtuar tutje. Batalioni i parë ukrainas arriti sot në kufirin rus në rajonin e Kharkhiv.

Autoritetet ukrainase po kryejnë të paktën 10 hetime aktive të përdhunimit që përfshijnë trupat ruse dhe po bëjnë thirrje që viktimat e tjera të dalin përpara drejtësisë.

Kalush Orchestra, grupi që fitoi Eurovizionin mbrëmë për Ukrainën, po nxjerr në ankand statujën për të mbledhur fonde për ushtrinë ukrainase dhe Ukrainën. Fitorja ka sjellur entuziazëm të madh në Ukrainë.

Zelenskiy ka paralajmëruar se lufta në vendin e tij rrezikon të shkaktojë mungesa globale të ushqimit dhe ka kërkuar ndërhyrje ndërkombëtare për ta parandaluar urinë globale. Para pushtimit, Ukraina furnizonte 12% të grurit të planetit, 15% të misrit dhe gjysmën e vajit të lulediellit./The Guardian