Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (19.06.2024) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s”- thekson Instituti.

IHMK-ja ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas këtij instituti kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë.

Rekomandohet që në intervalin kohor 10-16h mundësisht mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit, sepse sipas institutit ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.