Ilustrim

Paraqitet një rast i dyshimtë, vetizolohet Emergjenca në Viti

Emergjenca në Komunën e Vitisë është vetëizoluar sot, pasi që një pacient i cili ishte kontrolluar në këtë Qendër është dërguar në QKUK si rast i dyshuar me coronavirus.

Rezultatet e pacientit pritet të dalin rreth orës 14:00.

Lajmin për 21Media e ka konfirmuar Emergjenca në Viti.

“Është marrë si masë mbrojtëse sepse e kanë dërgu në QKUK një rast, për konfirmim tash po i presin rezultatet”, thuhet në përgjigjen e emergjencës.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë duke u trajtuar 15 persona të dyshuar me coronavirus. /21Media