Foto: Policia e Kosoves

Parandalohet kontrabandimi i 15 deleve nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e 15 deleve nga Maqedonia e Veriut.

Delet kishin qenë të ngarkuara në një automjet, të cilin e kishin hasur organet e rendit në fshatin Debellde të Vitisë.

Siç ka bërë të ditur Policia, delet nuk kishin të vendosur në vesh matrikula.

Rasti është duke u trajtuar nga Drejtoria Rajonale Kufitare -Lindja ndërsa vozitësi i automjetit dyshohet për veprën penale – kontrabande me mallra.

Foto; Policia e Kosoves
Foto: Policia e Kosoves