Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandë me mallra, njëri sulmoi policin

Pasi nuk u ishin ndaluar zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli, dy persona kishin sulmuar një zyrtar policor.

“Pas ndjekjes policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor” – njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19 në fshatin Debëllde të Vitisë.

Gjatë kontrollit në kamionin e tyre janë gjetur 11 gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Dy të dyshuarit janë arrestuar për veprat sulm ndaj personit zyrtar dhe kontrabandë me mallra.

Me vendim të prokurorit kamioni dhe kafshët i janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.