Takimi Osmani- De Riu. Foto: Facebook/Presidenca e Kosovës.

Osmani takon ambasadorin italian, temë bisede edhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot, më 24.05.2024, në takim ambasadorin e Republikës italiane në Kosovë, Antonello De Riu.

Presidenca ka bërë të ditur se në këtë është diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e sigurisë, siç thuhet në njoftim, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe tendencat e Serbisë për destabilizim të rajonit.

“Në takim u diskutua edhe për kontributin e trupave italiane në kuadër të KFOR-it për mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë drejtim”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po sipas njoftimit, Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin për bashkëpunimin të ngushtë me Italinë dhe ka ripotencuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.