Osmani në takim me delegacionin për Ekonomi dhe Investime, biseduan për vështirësitë e bizneseve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Në këtë takim thuhet se përfaqësuesit e kësaj platformës gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Kuvendit të Kosovës, ata gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale. Është diskutuar edhe  barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore.