Organizoi dasmë, pronari i lokalit në Durrës gjobitet me 1 milion lekë

Policia shqiptare kanë gjobitur me 1 milion euro (mbi 8 mijë euro) pronarin e një restoranti, ku ishte organizuar një dasmë.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit thotë se në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë kanë evidentuar në lagjen nr. 6, Vardadhë, Sukth, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin P. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.