Orari i lëvizjes për katër ditët e ardhshme (FOTO)

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar orarin e lëvizjes së qytetarëve për katër ditët e ardhshme.

Nga 27 prilli deri më 30 prill, qytetarët të cilët si numër të parafundit të numrit personal kanë numrin 0 ose 1, mund të lëvizin nga ora 7 deri në orën 8:30 në mëngjes.

Kurse ata që e kanë numrin e parafundit të numrit personal, numrin 9, mund të dalin nga ora 21:00 deri në orën 22:30.

Pas çdo një orë e gjysmë, duke filluar nga ora 7 në mëngjes e deri në orën 22:30, është lënë gjysmë orë pushim, në mënyrë që të gjithë operatorët ekonomik të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të bizneseve të tyre.

Kjo masë e lëvizjes së qytetarëve ka hyrë në fuqi që nga 15 prilli për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

KALLXO.com dhe kompania për zhvillimin e softuerëve KUTIA kanë lansuar rubrikën e titulluar “90 Minutëshi Yt”.

Në këtë rubrikë ju mund të shkruani numrin e parafundit të numrit personal dhe në menytë automatike ju shfaqët ora se kur mund të dilni.

E gjithë kjo është bërë në mënyrë që qytetarët të kenë sa më të lehtë të mësojnë orën se kur mund të lëvizin duke pas parasysh se qytetarët të cilët nuk respektojnë vendimin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për lëvizje vetëm 90 minuta mund të gjobiten më gjobë sipas Ligjit për Kundërvajtje Administrative.

Për të parë se kur është koha juaj për të dalë mund të klikoni KËTU.