Kryetari i OVK, Xhevdet Krasniqi

Oda e Veterinerëve e Kosovës zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin

Oda e Veterinerëve e Kosovës ka njoftuar se sot ka mbajtur kuvendin, ku janë zgjedhur, kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e kryesisë.

Sipas komunikatës për media, me shumicë votash besimin për të udhëhequr me OVK-në, e mori Xhevdet Krasniqi, ndërsa nënkryetar u zgjodh Hasan Limani.

“Zotohem para jush se, do të përpiqem që brenda këtij mandati OVK-në ta bëjmë me ligj”, citohet të ketë thënë kryetari Krasniqi.

“Edhe kryetari i deritanishëm, Arben Sinani, uroi Xhevdetin për zgjedhjen dhe i premtoi mbështetje të parezervë”, thuhet në komunikatë.