Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Nxirret trupi i 18 vjeçarit nga Dragashi që u mbyt në liqen

Një person nga rrethina e Dragashit ka vdekur dje në një liqe në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, në vendin e njohur si Guri i Zi.

Kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani për KALLXO.com ka konfirmuar se trupi i të riut 18 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni sot në orët e paradites, dhe tashmë ka përfunduar obduksioni.

“ Nga kontaktet që kemi me disa familjarë që janë në Maqedoninë e Veriut, jemi njoftuar se në ditët e ardhshme pritet që kufoma të kthehet në Kosovë“,  tha Shabani për KALLXO.com, ndërsa në shoqëri me viktimën kanë qenë edhe 3 persona tjerë.

I njëjti sqaroi se në vazhdimësi kanë qenë në kontakt me Policinë e Kosovës dhe me autoritetet maqedonase.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës rreth orës 14:30 minuta, se një i ri ka nga një fshat i komunës së Dragashit ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometra në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, te vendi i njohur si Guri i Zi.