Një kosovar vdes në një liqe në Maqedoninë e Veriut

Një person nga rrethina e Dragashit ka vdekur sot në një liqe në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, në vendin e njohur si Guri i Zi.

Vdekjen e personit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, për KALLXO.com.

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka marrë informacion se një i ri ka nga një fshat i komunës së Dragashit ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometra në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, te vendi i njohur si Guri i Zi”, ka thënë Osmanollaj.

Tutje ai ka potencuar se me ketë rast janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut pasi që ky liqe gjendjet në territorin e shtetit fqinj.

Gjithashtu Osmanollaj njoftoi se autoritetet kosovare janë në kontakt me autoritetet e shtetit fqinj.