Lajm i Fundit, Coronavirus

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë i afrohet 3-milionëshit

Numri i të prekurve me COVID-19 në gjithë botën po i afrohet 3-milionëshit.

Sipas të dhënave të fundit nga Worldometer, numri i të prekurve ka arritur në 2,956,897.

Numri i personave që kanë vdekur nga COVID-19 aktualisht është 205,384 kurse i atyre të shëruar është 867,440.

Vendi me më së shumti persona të prekur dhe më së shumti të vdekur nga COVID-19 është ShBA.

Numri i personave të infektuar në ShBA po i afrohet shifrës prej 1 milion, saktësisht 964,904 kurse numri i atyre që kanë vdekur ka arritur në 54,776 persona.

Ndërsa Italia, edhe pse qëndron në vend të tretë pas Spanjës, sa i përket numrit të të prekurve me COVID-19, ajo mban vendin e dytë sa i përket numrit të vdekjeve, gjithsej 26,644.

Pas ShBA-së, vendet me më së shumti të infektuar me COVID-19 janë, Spanja, Italia, Franca, Gjermani, Britania e Madhe dhe Turqia.

Gjermania edhe pse është ndër 5 vendet me më së shumti të prekur me COVID-19, me gjithsej 157,026 të infektuar, ajo ka vetëm 5,880 të vdekur, shumëfish më pak se Britania e Madhe e cila ka gati numrin e njëjtë të të infektuarve, gjithsej 152,840, por ka 20,732 të vdekur nga COVID-19.

Në Kosovë, që nga 13 marsi, kur është shënuar rasti i parë me COVID-19, deri më sot, janë regjistruar gjithsej 731 të prekur, 165 të shëruar dhe 21 të vdekur.