Nuk miratohet raporti tre mujor i shpenzimeve të RTK-së, i ndahen 2.8 milionë për tre muajt e ardhshëm

Me dy vota pro dhe pesë kundër, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasfere nuk e ka miratuar raportin tre mujor të shpenzimeve për Radiotelevizionin e Kosovës.

Ndërsa me 7 vota pro, është votuar që RTK-së t’i alokohen 2.8 milionë euro për shpenzime për tre mujorin e tretë të vitit 2021.

Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2021 i janë ndarë nga buxheti i shtetit 11.1 milionë euro.