Avdullah Hoti - Foto: Atdhe Mulla

Nuk kalojnë propozim-rezolutat nga interpelancat e Hotit në Kuvend

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që t’i miratojë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 21 dhe 29 tetor 2020.

Bëhet fjalë për tri propozim-rezoluta nga interpelancat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk u arrit që të miratohen këto pika.

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, në seancën e sotme është shtyrë votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Kjo u bë pasi PDK-ja kërkoi që kjo rezolutë të harmonizohet dhe më pas të hidhet në votim.