Pamje nga Peja | Foto: KALLXO.com

Një vajzë rrahet nga dy vajza tjera, rrahja dyshohet të jetë motivuar nga kombësia

Një vajzë i janë shkaktuar lëndime trupore nga dy vajza të tjera.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur në qytetin e Pejës.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se të dy të dyshuarat e kishin goditur me shqelma e grushte të dëmtuarën.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për KALLXO.com tha se lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona të gjinisë femërore.

“Të dyshuarat janë ndaluar në drejtim të veprës penale 185 par.3 të KPRK-së”, tha Nikçi.

Neni 185, pika 3 i Kodit Penal të Republikëss së Kosovës, parasheh: “Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, ose është e motivuar sipas kombësisë, gjuhës, besimit fetar ose mungesës së besimit fetar, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, identitetit gjinor, orientimit seksual, ose për shkak të afërsisë me persona me njërën nga këto karakteristika…”.

Rasti do të hetohet nga Prokuroria e Pejës.