Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq - Foto: Millo Gjukanoviq

Koalicioni i qeverisë së shkarkuar mbledh nënshkrimet për shkarkimin e Gjukanoviqit

Koalicioni i qeverisë së shkarkuar nisi procedurën për shkarkimin e Milo Gjukanoviqit, pasi ai shpalli dekret për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, që do të pasohet me zgjedhje të parakohshme. Në procedurën e shkarkimit të presidentit, një hap është Gjykata Kushtetuese, e cila u bllokua pasi Kuvendi nuk zgjodhi katër gjyqtarë.

Deputetët e shumicës parlamentare kanë iniciuar procedurën për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviq në Kuvendin e Malit të Zi për shkak se sipas tyre ai ka shkelur Kushtetutën gjatë procedurës së nominimit të kandidatit për të formuar Qeverinë.

Në të njëjtën kohë, Gjukanoviq (DPS) dje ka lënë të kuptohet se mund të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, në rast se refuzohet propozimi i tij për shkurtimin e mandatit, raporton Vijesti.

Shumica e anëtarëve të kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit, në të cilin ka përfaqësues të të gjitha partive, deputetët kanë vlerësuar dje se presidenti i shtetit ka bërë gabime procedurale në propozimin për shkurtimin e mandatit të deputetëve dhe se iniciativa duhet t’i kthehet atij për rishikim. Për shkak të mosmarrëveshjes, vendimin përfundimtar do ta marrë kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq (PKSH)/Vijesti.me