Sheshi para Qeverise dhe Kuvendit të Kosovës - FOTO: KALLXO

Ngjarjet e datës 8 Dhjetor 2020

 

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

“FactChecker-KS” publikon raportin mujor të monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale për “FAKE NEWS” në Kosovë. (Objekti i ICK-së, rruga “Rexhep Mala” 28A, ora 10:00)

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu raporton në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:30)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:45)

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës. (Ora 11:00)

Blerim Kuqi, ministër i Ekonomisë dhe ambientit, raporton në Komisionin për Ekonomi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave Uniteti dhe kompaninë Trainkos. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha komunale e Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi bëjnë përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Gjonaj të Hasit. (Ora 11:00)

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, takohen me përfaqësues të BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale për të diskutuar mbi përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 – pas takimit do të ketë konferencë për media)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e auto-udhëve “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. ( Uglar, kryqëzimi i dy auto-udhëve “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, ora 12:30)

Komisioni për Arsim shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Basri Sejdiu, ish-drejtor i SHSKUK-së dhe Furtuna Thaqi ish-drejtoreshë e Divizionit të Farmacisë në MSH dëshmojnë në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e COVID-19 nga Qeveria e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Demokraci Plus (D+) lanson Platformën e Hartës së Zgjedhjeve në Kosovë – Zgjedhjet e Kosovës të paraqitura vizualisht. (Platforma Zoom https://zoom.us/j/99595663323, ora 14:00-15:30)

OJQ Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) në kuadër të ‘Javës së të Drejtave të Njeriut’ organizon panel diskutues virtual – Solidariteti dhe Aktivizmi gjatë pandemisë (https://www.facebook.com/events/2862089407405377, ora 16:00)