Viti kur gjithçka ndryshoi

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 1920, fushata elektorale e kandidatit republikan për President të Sh.B.A.-ve, Warren Harding, ishte e fokusuar kryesisht rreth fjalës “normalitet”. Ishte kjo një thirrje drejt amerikanëve për t`i harruar tmerret e luftës së parë botërore dhe gripit spanjoll (Spanish Flu) dhe për t’iu kthyer sigurisë së epokës së artë. E megjithatë, në vend që të përqafonin normalitetin e Hardingut, të 20-at e tmerrshme u bënë një shkaktar i rrezikut social, industrial dhe artistik.  

Atëbotë, lufta apo beteja për mbijetesë, kishte të bënte me pandeminë e gripit spanjoll, e cila vrau gjashtë herë më shumë amerikanë dhe la të mbijetuarit e kësaj pandemie me një dëshirë për ti jetuar të ‘20-at sa më shpejt të jetë e mundur. E njëjta frymë do ti japë jetë edhe viteve të tashme, viteve 2020. Vuajtjet e mëdha në nivel global të shkaktuara nga Covid-19, padrejtësitë dhe rreziqet që ka zbuluar pandemia, dhe premtimet e mëdha inovative, na bëjnë me dije se ky vit do të mbahet mend si viti kur gjithçka ndryshoi, shkruan The Economist.  

Pandemia ka qenë një ngjarje që shfaqet një herë brenda një shekulli. Sars-cov-2 është gjetur në mbi 70 milionë njerëz dhe, me shumë mundësi, me 500 milionë ose më shumë të tjerë të infektuar të cilët nuk u diagnostikuan asnjëherë. Ajo ka shkaktuar 1.6 milion vdekje të regjistruara; qindra mijëra të tjerë të paregjistruar me këtë virus. Prodhimi ekonomik botëror është të paktën 7% më i ulët krahasuar me vitet paraprake, rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore. Kjo vuajtje, megjithatë, do të na e tregojë edhe anën tjetër, ndjenjën se jeta nuk duhet të hudhet anash, përkundrazi, jeta duhet të jetohet.

Një arsye tjetër për ndryshim – ose, të paktën, për ta dëshiruar ndryshimin – është se Covid-19 ka shërbyer si një paralajmërim. 80 miliardë kafshë të therura për konsum të ushqimit dhe prodhim të leshit çdo vit janë një rast ideal për viruset dhe bakteret që të evoluojnë në një patogjen vdekjeprurës njerëzor çdo dekadë apo më shumë. Këtë vit fatura erdhi dhe, si e tillë, ishte astronomike. Qiejt e pastër blu që u shfaqën ndërkohë që ekonomia po futej në bllokadë totale ishin një simbol i fuqishëm se si Covid-19 është një krizë që shfaqej shumë shpejt por që pastaj përbrenda vetë krizs kishte lëvizjet e saja shumë të ngadalshme. Njëjtë sikurse pandemia, edhe ndryshimi klimatik është i papërshkueshëm nga mohimet populiste, globale në përçarjen që shkakton dhe do të jetë shumë më e kushtueshme për tu trajtuar në të ardhmen nëse neglizhohet tani.

Dhe një arsye e tretë për të pritur ndryshimin është se pandemia ka nxjerrë në pah padrejtësinë. Fëmijët kanë mbetur prapa në mësimet e tyre – dhe shpesh me barkun bosh. Njerëzit e të gjitha moshave e kanë duruar vetminë ose dhunën në shtëpi. Punëtorët migrantë janë dëbuar ose janë dërguar përsëri në fshatrat e tyre, duke e marrë sëmundjen me vete. Vuajtjet kanë marrë një drejtim racor. Një Hispanik-Amerikan 40-vjeçar ka 12 herë më shumë të ngjarë të vdesë nga Covid-19 sesa një Amerikan i bardhë i së njëjtës moshë. Në São Paulo të Brazilit, brazilianët e zi nën 20 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin sesa të bardhët.

Ndërsa bota është përshtatur deri diku, disa nga këto fenomente të këqija janë përkeqësuar edhe më shumë. Studimet sugjerojnë që rreth 60% e punëve në vendet e zhvilluara mund të kryhen nga shtëpia. Ndërkohë që në shkallë globale papunësia është rritur shumë gjatë vitit 2020. Në rastin më të keq, pandemia mund të detyrojë mbi 200 milionë njerëz drejt varfërisë ekstreme. Fatkeqësia e tyre do të thellohet edhe më shumë nga autoritarët dhe tiranët e mundshëm që e kanë shfrytëzuar virusin për ta forcuar mbetjen e tyre në pushtet.

Ndoshta kjo është arsyeja pse pandemitë kanë rezultuar në trazira sociale në të kaluarën. Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, ka bërë të ditur se gjatë viteve 2001-2018, në 133 vende të botës trazirat socialo-politike janë bërë më të shpeshta rreth 14 muaj pas fillimit të sëmundjes, duke arritur kulmin pas 24 muajsh. Sa më e pabarabartë një shoqëri, aq më shumë trazira do të ketë. Në të vërtetë, FMN paralajmëron për një rreth vicioz në të cilin protesta shton më tej vështirësitë e cila, nga ana tjetër, vetëm sa i ushqen protestat edhe më shumë. 

Për fat të mirë, Covid-19 nuk ka sjellë vetëm nevojën për ndryshim, por gjithashtu na ka treguar se si duhet vazhduar tutje, në jetën përpara nesh. Kjo pjesërisht, sepse ka shërbyer si një motor i inovacionit. Nën masat e bllokadës, tregtia elektronike si një pjesë e shitjeve me pakicë në vendet e zhvilluara është rritur shumë krahasuar me një rritje që ishte bërë në pesë vitet e mëparshme. Ndërkohë që njerëzit punonin nga shtëpia, në shumë vende të botës, udhëtimet e transportit publik kshin pësuar rënie me mbi 90%. Pothuajse brenda natës, biznese të shumta dhe të mëdha filluan të operonin nga shtëpitë duke i shëndrruar dhomat në zyra – një eksperiment që përndryshe do të duhej të zhvillohej me vite, nëse do të zhvillohej ndonjëherë.

Ky shqetësim është në fillimin e saj. Pandemia është dëshmia se ndryshimi është i mundur edhe në industritë konservatore të tilla sikurse kujdesi shëndetësor. Në anën tjetër, kostot në kolegjet dhe universitetet amerikane janë rritur pothuajse pesë herë më shpejt se çmimet e konsumit në 40 vitet e fundit, edhe pse mësimdhënia mezi ka ndryshuar, duke e bërë atë joshëse për përçarësit. Progresi i mëtejshëm teknologjik në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe rrjetet inteligjente, janë të gjitha hapat kryesorë në rrugën e zëvendësimit të lëndëve djegëse.

Koronavirusi gjithashtu ka zbuluar diçka thelbësore në lidhje me mënyrën se si shoqëritë duhet ta trajtojnë inteligjencën, njohurinë. Vaksinat e reja që rezultuan janë vetëm një ndalesë në progresin me shpejtësi të madhe që ka sqaruar se nga erdhi virusi, kë e prek, mënyrën se si vret dhe cili mund të jetë trajtimi për të.

Është një demonstrim i jashtëzakonshëm i asaj që shkenca mund të arrijë. Në një kohë kur konspiracionet shpërfaqen gjërësisht, ky studim qëndron si një shkop mbi kokën e  injorantëve dhe fanatikëve në diktatura dhe demokraci që sillen sikur dëshmitë për një pretendim të mos jenë asgjë përveç identitetit të personit që e pohon atë.

Ndërkohë, pandemia ka rezultuar me një shpërthim të qeverisë inovative. Ato shtete që mund ta përballojnë këtë pandemi – dhe disa, sikurse Brazili, që nuk munden – i kanë dhënë fund pabarazisë duke shpenzuar mbi 10 trilionë dollarë për tu përballur me  Covid-19, tri herë më shumë në terma realë sesa në krizën financiare. Kjo, në mënyrë automatike, do t`i bëjë qytetarët të mendojnë dy herë kur kanë të bëjnë me pritjet e tyre në raport me atë që shteti mund të bëjë për ta.

Shumë njerëz nën masa të bllokadës i kanë parashtruar vetës pyetjen se çfarë ka më shumë rëndësi në jetë. Qeveritë duhet ta pranojnë këtë si një lloj inspirimi për vetën e tyre, duke u përqëndruar në politikat që promovojnë dinjitetin individual, vetëbesimin dhe krenarinë qytetare. Ato duhet të rindërtojnë mirëqenien dhe arsimin si dhe të hapin shtigje të reja për qytetarët e tyre. Diçka e mirë mund të vijë nga mizerja e këtij viti të kobshëm. Duhet të përfshijë një kontratë të re sociale të përshtatshme për shekullin 21.