CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 duke e çuar në 504 numrin total të rasteve aktive me këtë virus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes prej këtij virusi, kurse 39 qytetarë janë shëruar gjatë kësaj kohe.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës. Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, ka bërë të ditur MSh-ja sa i përket vaksinimit.

Ministria po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 536 testime.