Ilustrim

Në Zubin Potok arrestohet një i dyshuar, i konfiskohen disa armë

Policia e Kosovës njofton se sot në Zubin Potok ka ndaluar një person, i cili kishte lëvizje të dyshuara dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar disa armë.

Sipas komunikatës së Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:30, dhe më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R. (viti i lindjes 1974), ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë M-70 me 5 fishekë të llojit 30 06 PPU, një pushkë gjuetie e llojit “Cifsan” me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një radiolidhje e dorës me adapter e llojit “Boafeng”, një brisk dhe një uniformë.

Tutje policia ka sqaruar se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.