Në Karaçevë u arrestuan gjithsej 12 zyrtarë policorë  

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të  Kosovës- IPK, Kushtrim Hoda, ka thënë  pas aksionit për prishjen e rrjetit të  organizimit të  skemave piramidale janë  arrestuar gjithsej 12 zyrtarë  policorë  të  dyshuar për bashkë pjesë marrje në  organizim.

Sipas Hodës, zyrtarët policorë  dyshohet se kanë  kryer dy vepra penale, të kontrabandimit dhe bashkëpjesëmarrjes në  aktivitetin e jashtëligjshëm.

Hoda më tej në  konferencë  ka thënë  se të  gjithë  zyrtarët janë  suspenduar dhe janë  ndaluar ndërsa të  njëjtit janë zyrtarë policorë  të pikës kufitare në Muqivërcë

“Nën dyshimet për pjesëmarrje në veprimtari kriminale 11 zyrtarë  policorë , 8 serb e 3 shqiptarë. Dhe sot është  arrestuar edhe një zyrtar policor dhe gjithsej 12 janë, të  gjitha janë  suspenduar dhe ndaluar. Të  gjitha janë punëtorë  të  pikës kufitare në Muqivërcë”, ka thënë  Hoda.

“Operacioni ka pasur për qëllim thyerjen e skemave piramidale, lokacioneve të  dyshuara për prostitucion etj, Janë  arrestuar 7 persona fizik, klientë të kë tyre kazinove dhe ndaj tyre do të  zhvillohen procedura të  rregullta. Janë  konfiskuar 220 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, 1 armë  me gas, 1 kallashnikov, 1 kombi me kafshë të kontrabanduara dhe janë  shkatë rruar 13 objekte. Operacioni tjetër në  Prishtinë, ku janë  zhvilluar katër bastisje në  kohë  të  njëjtë   ku janë  konfiskuar prova dhe gjësende dhe shuma e mjeteve të   konfiskuara është  3950 euro dhe në mesin e personave të ndaluar janë  tre të  tillë ”, ka thënë Surdulli në konferencë .

Operacioni u zhvillua mbrëmë dhe ishte i organizuar nga Prokuroria e Gjilanit së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, të cilët kanë konfiskuar qindra aparate të kazinove ndërsa prapa kanë lënë 12 objekte të rrënuara.