Në Infektivë po trajtohen 8 pacientë me Covid - 19

Në Klinikën Infektive sot më 27 maj, janë të hospitalizuar 10 pacientë.

Sipas njoftimit prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

“Nga 8 pacientët me Covid 19, 4 raste janë në gjendje stabile, 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid 19.