Arbërie Nagavci - LVV

Nagavci: LDK dhe PDK në bashkëpunim të plotë kundër masave të qeverisë rreth coronavirusit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se në mbledhje janë përjekur që të shqyrtojnë propozim-vendime të sjella nga qeveria, por nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë.

Sipas Nagavcit kjo u pamundësua për shkak të koordinimit të përfaqësuesve të PDK-së dhe LDK-së.

“Ajo që ndodhi gjatë mbeldhjes së kryesisë, ishte një koordinim i qartë i përfaqësuesve të PDK-së të nënkryetarit Krasniqi dhe shefit të grupit parlamentar Hamza dhe koordinimi i shefit të grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi që të mos shqyrtohet asnjë vendim i qeverisë, duke bërë kështu obstruksione të qarta në pengesë të qeverisë na raport me plotësimin e nevojave të qytetarëve në këtë kohë të coronavirusit”, tha ajo.

Nagavci shtoi se ka një bashkëpunim të plotë mes LDK-së dhe PDK-së, që të mos shqyrtohen masat e ndërmarra nga qeveria.

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të martën e javës së ardhshme në një senancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga PDK-ja e cila ka propozuar një pako emergjente për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Memli Krasniqi nga PDK-ja pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se presin që propozimi i tyre të përkrahet nga partitë politike parlamnentare.