Naim Tërnava

Myftiu Tërnava bën thirrje të ndalen vrasjet e diskriminimi ndaj grave

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të kenë sa më shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin e të lënë anash inatet, vrasjet e hakmarrjet.

“Mbytja e njeriut konsidroht mëkat më i madh se shkatërrimi i tërë botës. Nuk është e ndaluar vetëm vrasja, është edhe hakmarrja. Të dashur besimtarë të drejtat e tjera që konfirmohen për Kurban Bajram janë ajo e pronës dhe e nderit. Për të konfimuar gatishmërinë njeriut, për ta rujatur njeriun. Të kemi vlera shpirtërore e jo materiale”, tha Tërnava në manifestimin qendror të Kurban Bajramit që u mbajt në xhaminë e madhe në Prishtinë.

Në mesazhin e tij për nder të Festës së Kurban Bajramit, Tërnava ka folur edhe për të drejtën e gruas, si e drejtë e garantuar në fenë islame.

“Të drejtat e grave, po përbuzen kudo në botë. Muhamedi alejhi selam përzgjodhi të drejtën e femër në mesin e shumë të drejtave të tjera. Për të porositur liri të mirësjellshme ndaj tyre. Islami garanton të drejtën e femrës për të jetuar dinjitetshëm, e jo për ta përbuzur atë. Jetoni e silluni mirë më to. Me keqardhje më duhet të them se të drejtat vazhdojnë të shkelen edhe në vendin tonë në mënyra e forma të ndryshme”, shtoi myftiu.

Tërnava tha se duke e marrë shkas këtë fetë të madhe të fillojmë që nga sot në ndaljen e vrasjeve dhe hakmarrjes, të falim e të shtrijmë dorën e pajtimit, të solidarizohemi me njëri-tjetrin.

Besimtarët e fesë islame sot kremtojnë Festën e Kurban Bajramit, i njohur si Bajrami i Vogël.

Namazi i Kurban Bajramit në Kosovë është falur në orën 06:25.